20 vjetori i Çlirimit të Kosovës, Albright: Ia dolëm se kauza jonë ishte e drejtë

schedule12:20 - 12 Qershor, 2019

schedule 12:20 - 12 Qershor, 2019

Në Kosovë po zhvillohet ceremonia me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s dhe çlirimit të vendit. Në ceremoni marrin pjesë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright dhe ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Në fjalën e saj ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright tha se ia dolëm pasi kauza jonë ishte e drejtë dhe nuk mund të shihnim një komunitet të tërë që dëbohej.

“Ia dolëm se kauza jonë  ishte e drejtë. Fushata jonë themelohej në bazë të drejtësisë dhe aleanca shihte një komunitet të tërë që dëbohej dhe përgjigja ishte jo”. 

Fjala e Albright

Kam kënaqësinë që jam sot me ju këtu, president Clinton. Asnjë ngjarje nuk mund të shënohet pa lidershipin tuaj zotëri Clinton, jam e mburrur me atë që keni bërë e që kemi bërë së bashku.

Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm.

Fushata jonë vendosej dhe themelohej ne forcat e drejtësisë dhe aleanca e bashkuar ulej e shikonte si abuzohej, dëboheshin.  E përgjigja ishte jo, nuk do të ndodh një gjë e tillë.

Për më shumë se 11 javë aleanca jonë dhe qytetarët u mbajtën të fortë pavarësisht problemeve, kritikave, ne i treguam botës se çka është e mundshme kur diplomacia dhe forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën.

Unë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës ku po ecja në tokën me shumë pluhur e djersë, ku ishin mbi 20 mijë të dëbuar.

Unë ju thash refugjatëve që kur të kthehen do të jem aty për t’iu ndihmuar për një jetë të mirë dhe normale dhe e ne e përmbushëm këtë premtim, pas një muaji u ktheva me një grup të madh të qytetarëve, e ku kishte shumë emocione dhe shpresë.

I gjithë horrori kishte përfunduar dhe të zhvendosurit po ktheheshin në shtëpi, e Kosova më në fund ishte e lirë.

Kishte ardhur koha të krijohej një periudhë e re, një kohë e re për të gjithë banorët, shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, mirëpo qytetarët e Kosovës po e bëjnë pjesën tjetër, burra e gra kanë punuar për të vendosur bazat e demokracisë, ju keni mbajtur zgjedhje, keni krijuar media të pavarura, keni krijuar sistem gjyqësor, keni krijuar qeveri lokale dhe qendrore, keni shkuar aty ku Kosova është pjesë normal si pjesë e OKB-së, kjo ka qenë një punë e zellshme dhe qytetarët e Kosovës kanë arsye për tu mburrur.

Ne asnjëherë nuk do tiu harrojmë juve, do të mbetemi me besim të lartë se ju do të keni sukses, ndërmjet organizatave për të vazhduar punën tuaj.

Ne do t’iu mbështesim juve dhe shpresojmë që Kosova të mbijetojë gjithmonë, prandaj u prezantoj një person që ka bërë shumë për Kosovën, është ky presidenti Bill Clinton./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!