20 vjet nga çlirimi, Nishani dhe Jahjaga shpallen qytetarë nderi

schedule20:39 - 14 Qershor, 2019

schedule 20:39 - 14 Qershor, 2019

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga janë shpallur qytetarë nderi të Vitisë. Vendimi është marrë nga pushteti lokal me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

Qytetarë nderi të Vitisë janë shpallur ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe ish Presidentja e Kosovës Atifete Jagjaha.

Duke më ftuar dhe duke më nderuar së bashku me presidenten, Atifete Jahjaga ma shtoni edhe më shumë këtë nder. Nderi dhe vlerësimi që sot më adresohet prej personalitetit tuaj dhe në emër të atij përfaqësimi të nderuar të qytetarëve të Vitisë që ju e bartni janë aq shumë për mua sa në fakt është e vështirë që ta formuloj një adresim të plotë dhe të merituar për të shprehur gjithë mirënjohjen”, tha Bujar Nishani, ish-president i Shqipërisë.

Sipas kryetarit të komunës së Vitisë, mirënjohja më e mirë për lirinë ndaj gjithë atyre që kontribuuan është puna e mirë për ndërtim të vendit dhe të një shoqërie demokratike. Gjatë kësaj ceremonie  kryetari i komunës së Vitisë u ka dorëzuar çelësin e qytetit këtyre dy personaliteteve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!