20-vjeçarja në Greqi u vra nga i shoqi në sy të fëmijës, vlerësohen oficerët që hetuan çështjen

schedule22:42 - 12 Korrik, 2021

schedule 22:42 - 12 Korrik, 2021

Ministri i Mbrojtjes Civili dhe Shefi i Policisë Greke kanë vlerësuar sot oficerët e policisë që kontribuuan në hetimin e vrasjes se 20-vjeçares britanike Caroline Crouch.

Michalis Chrysochoidis dhe Gjeneral Lejtnant Michael Karamalakis, nderuan në një event të veçantë të mbajtur të hënën në Drejtorinë e Hetimeve Kriminologjike, oficerët e policisë që punuan dhe kontribuuan në hetim, raportojnë mediat në vend.

“Unë jam mirënjohës ndaj jush. Jam shumë i lumtur që jam shefi i Policisë Greke, e cila ka oficerë të tillë, njerëz të tillë, të përkushtuar në detyrën e tyre, me kaq shumë njohuri dhe në të njëjtën kohë ndërgjegje të madhe, të lartë ndërgjegjen e misionit që vështirë se mund ta gjesh në sektorin publik,” u shpreh ministri.

Lexo edhe: Babai i Caroline: Vrasës frikacak, priti që të flinte gjumë dhe t’i merrte jetën

Gjithashtu, ai përgëzoi Shefin e Policisë Greke Lejtnant Michael Karamalakis, duke thënë se falë aftësive të tij drejtuese, oficerët mundën që t’i kryenin detyrat e tyre me ndërgjegje, në mënyrë të pavarur pa presion dhe “në fund patën rezultate të konsiderueshme, pozitive”.

Kujtojmë se 20-vjeçarja britanike Caroline Crouch u vra në gjumë në fillim të majit, nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos. Fillimisht piloti grek sajoi një skenar grabitjeje të dhunshme, dhe më pas u detyrua që të tregonte që autor i vrasjes ishte ai vetë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!