“20 respiratorë të rinj në shërbim të spitaleve COVID”, Manastirliu: Na presin shumë sfida

schedule11:23 - 8 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 8 Shtator, 2020

Respiratorë të rinj i janë shtuar spitaleve që trajtojnë pacientët e shtruar me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në një takim me stafin e personelit mjekësor tha se do të vijojë puna për përmirësimin e kapaciteteve në shërbim të spitaleve.

“Paketa e 5 e ndihmës së BE është materializuar me 20 respiratorë që do të jene në shërbim të spitalit Infektiv dhe Shefqet Ndroqi. Ajo çfarë na pret është një periudhë që do të na përballë me shumë sfida. Fokusi kryesor mbeten kapaciteti në personelin shëndetësor. Kemi ndërtuar të gjithë skenarët në vijim të të gjitha projeksioneve që ekspertët tanë na kanë paraqitur”, tha Manastirliu.

Sakaq Luigi Soreca u shpreh është e domosdoshme që spitalet të jenë të pajisura me kapacitetet e duhura.

Ndërkohë Manastirliu u shpreh se puna për transformimin e shëndetësisë do të vijojë dhe do të shoqërohet me investime të mëdha.

“36 autoambulanca të reja do të jenë brenda këtij viti në dispozicion të Urgjencës Kombëtare. Po ashtu investimet do të vijojnë paralelisht për të fuqizuar kapacitetet në spitalet rajonale. Nëse deri më tani e kemi përballuar këtë barrë të rëndë të shkaktuar nga kjo pandemi është edhe falë mjekëve dhe infermierëve.

Ndaj ashtu sikurse kryeministri ka deklaruar, kemi marrë vendimin për rritjen e pagave për personelin mjekësor dhe infermieror, por do të vijojë mbështetja me bonusin social për të gjithë ata punonjës që janë në vijën e parë në betejën me COVID-19”, tha më tej Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/624666551578574/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!