Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 raste të reja me koronavirus, qyteti verior rifutet në hartën COVID

schedule11:04 - 6 Qershor, 2020

schedule 11:04 - 6 Qershor, 2020

ISHP ka konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar në 1 232 numrin total të të prekurve që nga marsi në vend.

Siç bën me dije ISHP, 10 raste janë në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës dhe 2 në Tropojë.

Kështu, Tropoja është riftur në hartën Covid.

Mësohet se i infektuar është edhe një personal shëndetësor, i cili më parë ishte shëruar nga koronavirusi.

ISHP bën me dije se rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi, ndërsa thekson se aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar.

Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.

Raste të reja
10 në Tiranë
3 në Shkodër
3 në Krujë
2 në Durrës
2 në Tropojë

STATISTIKA

Testime totale 18097
Testime molekulare 16062
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1232
Raste të shëruara 925
Raste Aktive 273
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!