Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Uttar Pradesh në Indi. Një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga një tufë qensh endacakë.
Viktima, Pari, u sulmua nga një tufë prej rreth 15 deri në 20 qen të martën vonë në mbrëmje.
Vogëlushja ishte duke luajtur jashtë shtëpisë, ndërsa vëllezërit dhe motrat e saj ishin brenda kur ajo u sulmua nga qentë endacakë.
“Qentë e tërhoqën zvarrë viktimën për rreth 100 metra”, tha një zyrtar i policisë.
Pari u shpëtua nga një i ri i cili i shkoi në ndihmë, duke dëgjuar të qarën e saj. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku kishte ndërruar jetë./abcnews.al