Dy godina të tjera u shembën sot në zonën e Unazës së Re, duke lënë në qiell të hapur 20 persona. Qarkullimi i automjeteve u bllokua për gati dy orë, ndërsa policia kishte zbarkuar me forca të shumta në zonën e “Astirit”. Familjarët, Shima dhe Kraja treguan për abcnews.al se banesat u prishën në kohë rekord nga IKMT, duke mos i lënë mundësi të largonin orienditë dhe sendet e tyre me vlerë. Policia, FNSH dhe ajo bashkiake ishin në mbështetje të Inspektorëve të IKMT-së, përgjatë gjithë aksionit.
Shqetësimi më i madh për uniformat blu ishte prania grupit të xhirimit të “ABC News”. Në të njëjtën kohë në këtë aks qarkullimi i automjeteve u bllokua nga të dy anët e rrugës, “Todor Keko” dhe në Unazën e Re, nga ora 06:00 deri në 08:00.
Një nga banorët, Ilir Katiraj ka treguar se familjarët nuk janë njoftuar për aksionin blic të ndërrmarë mëngjesin e sotëm nga Policia.
Aksioni i IKMT është vazhdimi atij të së martës ku u shembën 33 objekte dhe u angazhuan më shumë se 500 forca policore. Këta të fundit për të shpërndarë banorët e Unazës së Re përdorën gaz lotsjellës dhe disa prej tyre mbetën të lënduar. Të hënën pritet të këtë përsëri shëmbje të banesave të re nga IKMT-ja, pasi nurmi në total i objekteve për t’u shëmbur në Lotin e parë është rreth 85. Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit të Unazës së Madhe, por kërkojnë më parë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut dhe të strehohen diku tjetër nga instancat qeveritare, më pas të fillojë shëembja e godinave./abcnews.al