“2% të energjisë do i mbajë shteti”, Balluku: Miratuam ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë

schedule10:05 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:05 - 9 Qershor, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka informuar sot se janë kaluar disa VKM të rëndësishme për vendin. Balluku u shpreh se në Korçë janë miratuar ndërtimet e dy parqeve fotovoltaike, ku secili do të prodhojë nga 20 megavator. Sipas Ballukut 2% e prodhimit të energjisë në këto parqe do t’i kalojë shtetit.

“Kemi miratuar dy parqe fotovoltaike në Korçë . Me 20 megavator. Investim totalisht privat  total 40 megavator. Është një investim nga entitetet vendase, por është një situatë të vështirë energjitike. Iniciativa të tilla mbështeten, për ndërtimin dhe procedurat burokratike. Shteti shqiptar përfiton se 2% e produktit i jepet shteti në formë pagese.” tha Balluku.

“Është një projekt tjetër. Për prodhimin e hidrokarbureve në Frakull dhe Polvelsh. Në fund të jetës së tyre kalon tek entiteti i privatëve. Në këto dy burime do investohen 500 mijë dollar për secilin vend burim.” tha Balluku.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!