2 plumba me silenciator, i plagosuri: Si më qëlluan pas shpine. Misteret e atentatit në Shkodër

schedule10:06 - 4 Janar, 2022

schedule 10:06 - 4 Janar, 2022

Me 2 plumba, një në shpatull dhe një në bark është plagosur 34-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit Vinçens Piroli mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Atentati ndaj tij ka disa mistere. Në dëshminë e tij 34 vjeçari ka deklaruar se është qëlluar me pistoletë me silenciator nga pas, teksa ishte duke ecur.

Ndonëse është plagosur në Shkodër me 2 plumba, Vinçens Piroli i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, ka marrë në telefon një person, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës.

Lexo edhe: Plumbat e kapën në bark dhe shpatull, misteri dhe dëshmia e të plagosurit: Më qëlluan në Shkodër

Por pse zgjodhi të shkojë në Lezhë kur ishte i plagosur me 2 plumba dhe kur spitalin e Shkodrës e kishte 7 minuta larg ndërsa atë të Lezhës gjysmë ore larg? Nga Spitali i Lezhës 34 vjeçari më pas u transferua drejt Tiranës në Spitalin e Traumës për ndërhyrje më të specializuar.

Lexo edhe: Ishte në kërkim për vrasje, i bënë atentat në Shkodër, laçjani ndalohet te “Trauma”

Personi që e ka dërguar në spital ende nuk është identifikuar pasi është larguar menjëherë. Janë disa pyetje që pritet të marrin përgjigje deri në fund të hetimeve: Kush ne transferoi në spitalin e Lezhës të plagosurin dhe pse u largua? A ishte vërtet siguria pse shkoi në spitalin e Lezhës apo fshihet diçka tjetër pas kësaj ngjarjeje?

Lexo edhe: FOTO/ Ky është laçjani që u qëllua në Shkodër, në kërkim për vrasje në Mal të Zi

Kush është i plagosuri?

Vinçesk Piroli rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar. Piroli kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi për një vrasje të ndodhur aty në Korrik të vitit 2021 në Ulqin ku u vra Momçillo Gjurishiq. Për këtë ngjarje, policia malazeze shpalli në kërkim ndërkombëtar Vinçesk Pirolin dhe Dorjan Lalën, si persona të dyshuar. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. be.k/abcnews.al