2 orë patrullim, avioni turk fluturon vetëm 80 kilometra larg Athinës

schedule17:56 - 1 Tetor, 2022

schedule 17:56 - 1 Tetor, 2022

“Turqit po luajnë me zjarrin, duke bërë që fluturimet të mbërrijnë pranë kryeqytetit, Athinë”. Kështu raportojnë mediat greke duke shtuar se situata në Egje tashmë po kthehet në lojë për nerva të forta, pas përshkallëzimit të pabesueshëm në të cilin Erdogan ka përparuar në kërcënimet e tij ndaj Greqisë.

ATR P-72MPA rrethoi Egjeun qendror për më shumë se katër orë (siç shihet nga itamilradar.com), brenda FIR-it të Athinës, megjithëse shmangu me kujdes hyrjen në hapësirën ajrore të ishujve.

Në fakt, kjo ngjarje u përsërit për herë të dytë ditën e djeshme, me një avion të ngjashëm, i cili po ashtu ka fluturuar mbi Egjeun qendror për disa orë, pa iu afruar megjithatë Athinës.

Objektivi më i dukshëm i “misionit” të fluturimeve specifike ishte monitorimi i ecurisë së stërvitjes “Argo” që po zhvillohet këto ditë në Egje, me forcat greke dhe franceze.

Gjithsesi, turqit po përshkallëzojnë provokimet e tyre dhe duket se po i shtyjnë gjërat në një episod të ndezur, ku do të paraqesin palën greke si fajtore për “të shtënën e parë”.

/abcnews.al/