Punonjësi i një fabrike tullash në Maminas ka shpëtuar për mrekulli, kur teksa po punonte duke salduar ka marrë flakë depozita e gazit duke shpërthyer më pas në të gjithë godinën.
Për fat të mirë, menjëherë pas flakëve të para pranë fabrikës kanë shkuar zjarrfikësit që kanë luftuar me zjarrin.
Siç mëson Abcnews.al, punonjësi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendet i shtruar në QSUT, ndërsa duket se flakët e zjarrit kanë shkaktuar një dëm kolosal në fabrikë, e cila duhej të niste sot punën.
Bëhet fjalë për një investim prej rreth 2 milion euro, i cili tashmë është bërë shkrumb e hi.
Zjarri
Duket se flakët e janë stimuluar edhe nga përbërja e çatisë dhe mureve ndarëse të fabrikës, të cilat kanë qenë materiale që stimulojnë përhapjen e zjarrit.
Në momentin kur janë shfaqur flakët, në fabrikë kanë qenë një numër i madh punonjësish, por për fat të mirë ata kanë patur kohën e duhur për t’u larguar nga ambientet e saj.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.