2 miliard doza, kompania britanike dyfishon kapacitetin e vaksinës kundër COVID-19

schedule08:30 - 6 Qershor, 2020

schedule 08:30 - 6 Qershor, 2020

Laboratori i Universitetit të Oksfordit kishte njoftuar më parë se deri në muajin shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Gjithashtu kishte deklaruar gjithashtu se kapaciteti i saj prodhues është për vitet 2020 deri 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme.

Kompania ka njoftuar se po punon  me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një “furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse, gjatë pandemisë”

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 23 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Europë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz./abcnews.al