2 javë pas publikimit në “ABC News”, 25-vjeçari me aftësi të kufizuara bëhet me strehë

schedule19:46 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 19:46 - 22 Dhjetor, 2019

2 javë pasi “ABC News “ ishte në familjen e Julianit, 25 vjeçarit me aftësi të kufizuara, i cili së bashku me babain dhe të vëllain ishin strehuar në një garazh e makine pasi pallati ku jetonin ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit. Apelit të babait tëJulianit, Shpëtim Shullazi i janë përgjigjur dhe i kanë vënë në dispizicion një kontejnër me kushtet e nevojshmë për t’u kujdesur për djalin e sëmurë.

Familja Shullazi do të ketë një strehë të ngrohtë për të kaluar këto ditë të vështira dimri. Shpëtimi falenderon “ABC News” që j’u gjend pranë në momentet më të vështira.

“Jam shumë i çliruar, kam ku të rri, ku të jetoj. Administata shtetërore nuk më ka parë fare”, u shpreh Shpëtim Shullazi, banori i Bubqit.

Shpëtimi, para 2 vitesh humbi bashkëshorten nga një atak kardiak dhe i vetëm kujdeset për djalin e sëmurë, nevojat e të cilit janë të shumta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!