2 ditë pasi u la në detyrë, Meta: Mezi po pres përfundimin e mandatit të Presidentit

schedule13:01 - 18 Shkurt, 2022

schedule 13:01 - 18 Shkurt, 2022

2 ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e shkarkojë, presidenti Ilir Meta ka risjellë sërish në vëmendje deklaratat e bëra dje, ku tregoi se mezi pret 24 korrikun, datë kur mbaron mandati i tij si president.

“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme. Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer. Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022”, shkruan Meta.

Lexo edhe: Kushtetuesja rrëzon Parlamentin, Meta mban presidencën. Si nisi beteja për ta larguar pas 25 prillit

Kanë qenë 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që akuzat ndaj Ilir Metës për përfshirje në fushatë zgjedhore, cënimi i sigurisë publike dhe cënim të marrëdhënieve më ndërkombëtarët, nuk i kanë vlerësuar shkelje të rënda Kushtetutës. Kundër shkarkimit të Metës ka qenë kryetarja e Kushetueses, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Kundër është rreshtuar dhe gjyqtarja Fiona Papajorgji, kundër së cilës Meta ka kërkuar procedim disiplinor. Ka qenë vetëm gjyqtari Altin Binaj që shkeljet i ka konsideruar të rënda. Diskutime megjithatë ka pasur mes gjyqtarëve lidhur me procedurat që ka ndjekur Kuvendi për ta shkarkuar. Presidenca ka nisur dhe një padi për Kuvendin, që e ka akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, e për pasojë e quante të gjithë procesin të paligjshëm.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuesepër të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta, solli edhe reagimin ambasadës së SHBA në Tiranë. Një ditë pas vendimit ambasada shkruante se Gjykata Kushtetuese po “demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, si dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!