2.1 milion euro fitime për katër postime, CR7 “mbreti” i rrjeteve sociale

schedule14:58 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:58 - 4 Qershor, 2020

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk kanë zbritur akoma në fushë, por rivaliteti mes tyre nuk mbaron kurrë. Kjo periudhë nuk ka pasur futboll prej koronavirusit, por yjet e mëdhenj vijojnë të fitojnë pafund.

Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të shtuar shifrat në llogaritë bankare, sidomos “Instagram”, aty ku CR7 (219 milion ndjekës) me shokë ndiqen nga miliona persona.

 

10 sportistët me fitimet më të mëdha

Daily Mail ka bërë një studim, duke konfirmuar se emra si Ronaldo, Messi, Ibrahimovic dhe Neymar, janë pasuruar falë kontratave të sponsorizimit. Gjatë periudhës 12 mars-14 maj, CR7, Messi dhe Neymar, kanë publikuar në “Instagram” nga katër postime të sponsorizuara, duke përfituar shifra të majme.

Ylli i Juventusit kryeson dhe ka fituar 2.1 milion euro, ose mbi 470 mijë euro për post. Ai ndiqet nga kapiteni i Barcelonës me 1.45 milion euro dhe braziliani me 1.33 milion euro. Në listë nuk mungojnë emra si Shaquille O’Neal, David Beckham apo Ronaldinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!