Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

198 raste aktive me koronavirus në vend, ku janë vatrat më problematike

schedule11:21 - 9 Maj, 2020

schedule 11:21 - 9 Maj, 2020

ISHP ka njoftuar për 6 raste të reja me koronavirus sot duke e çuar në 856 numrin total të të prekurve nga koronavirusi.

Megjithatë, mësohet se 70% e të sëmurëë tashmë janë shëruar dhe nuk kanë simptoma.

Kështu, mësohet se në Shqipëri janë vetëm 198 raste aktive me koronavirus, kurse pjesa tjetër, 627 qytetarë janë shëruar plotësisht, ndërsa 31 persona nuk kanë mundur t’ia dalin duke humbur jetën.

Rastet më të shumta aktive janë në Tiranë dhe Krujë me respektivisht 95 raste aktive dhe 63 raste aktive.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Vlen për t’u theksuar fakti se prej të paktën 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!