191 të infektuar dhe 1 humbje jete nga COVID në vend

schedule18:14 - 24 Shkurt, 2022

schedule 18:14 - 24 Shkurt, 2022

191 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me covid në 24 orët e fundit në vendin tonë. Betejën me COVID e ka humbur një qytetar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe. Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë”, raporton ministria.

Pozitivë me COVID, kanë rezultuar 191 qytetarë, në këto bashki: 72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“.

Statistika (24 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          191

Të shëruar në 24 orë        378

Të shtruar në spitale          68

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                1743

Testime totale                1,736,486

Raste pozitive                 271,141

Raste të shëruara             264,287

Raste Aktive                        3396

Humbje jete                         3,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             982

Fier                   548

Elbasan             378

Vlorë                330

Berat                248

Lezhë               242

Kukës               159

Durrës              139

Gjirokastër      136

Shkodër           132

Korçë               77

Dibër                 25

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!