Juria e gjykatës në Chester, ka dëgjuar deklaratën e një prej femrave të cilat e kanë denoncuar lojtarin e Manchester City.
Vajza 19-vjeçare ka shpërthyer në lot në momentin kur po jepte deklaratën e saj përballë gjyqtarëve. Ajo deklaroi se shkoi në shtëpinë e Mendy pas një feste në të cilën vajza në fjalë ishte në gjendje të dehur, dhe Mendy e ka future atë në një dhomë të ashtuquajtur “dhoma e panikut”, ku ai fuste viktimat e tij.
“Gjithçka që mbaj mend është zgjimi me Mendy sipër meje. Ishte e tmerrshme. Unë isha në anën time të shtratit dhe ai ishte sipër meje. Mbaj mend që i thashë që nuk doja të kryeja marrëdhënie sepse isha me perioda.
E pranoj se rreth orës pesë të mëngjesit shkova në shtrat e dehur, pasi kisha pirë shumë alkool. Ai nuk hezioti dhe më dha një peshqir që ta vëndosja nën vetes.”
Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga 5 deri në 20 vite burg, por as burgimi i përjetshëm nuk mund të përjashtohet./ h.ll/albcnews.al