19-vjeçari shqiptar shpartallon në ring gjermanin: Dua të bëhem kampion Europe

schedule12:05 - 29 Maj, 2023

schedule 12:05 - 29 Maj, 2023

Leondrit Gashi është 19-vjeçari shqiptar që po korr sukses në boksin gjerman. Së fundmi, ai ka mposhtur rivalin e tij që në raundin e tretë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Gashi ka treguar se si ka nisur ky pasion për këtë sport, me mbështetjen e madhe të familjes. Sakaq, ai zbuluar se për tre muaj do të garojë për kampion Europe.

“Shpesh njerëzit më thonë që çoje deri nga raundi i gjashtë, por unë kur jam aty dua vetëm ta mposht kundërshtarin. Për mamin tim është mirë që ta mbaroj sa më parë. Prindërit vijnë me mua në çdo ndeshje, më shoqërojnë.

Kur bëjë nxemjen përpara ndeshjen me trajnerin, unë nuk mundem të rri dot pa përqafuar mamin dhe babin.

Kam qene 6-7 vjeç kur kam luajtur futboll, më pas me babin bën kickbox dhe duke u ushtruar që tetë vjeç kam qene amator. Këtu në Gjermani në moshën 11-vjeç kam qene kampion.

Tani për 3-4 muaj do luaj për kampion Europe se unë jam akoma i ri dhe akoma fuqi për t’u ushtruar”, u shpreh Gashi./abcnews.al