19 gola në 12 ndeshje, Guardiola zbulon sekretin e Haaland

schedule17:52 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:52 - 7 Tetor, 2022

Erling Haaland filloi menjëherë të shënonte gola në Angli. Norvegjezi ka shënuar tashmë 19 gola në 12 ndeshje për Manchester City. Në konferencën për shtyp të së premtes, trajneri i Citizens, Josep Guardiola u përpoq të zbulonte sekretin e suksesit të Haaland, shkruan abcnews.al.

“Gjëja është se Haaland ka dhunti të jashtëzakonshme. Ai godet një sekondë para se topi ta godasë. Kjo është e pamundur të mësohet lojtarit i është dhënë nga natyra. Haaland e bëri atë në Norvegji, në Austri… Ai ndjen nuhatjen e golave. Faleminderit atij që zgjodhi Manchester City. Jemi me fat që kemi një lojtar kaq të talentuar në skuadrën tonë”, tha Guardiola.

Të shtunën, më 8 tetor, Manchester City do të presë Southampton. /G.D abcnews.al/