18-vjeçari tenton të kalojë 59 emigrantë në kufi, i ati thyen arrestin e shtëpisë e tenton të korruptojë policinë me 2 000 euro

schedule12:11 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:11 - 7 Tetor, 2022

Policia në Kukës ka vënë në pranga një 53-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij adoleshent pas organizimit të operacionit të koduar policor “Tentativa”.  Bëhet e ditur se 18-vjeçari G. M., po transportonte me një furgon 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Adoleshenti ka mundur të largohet  duke përfituar nga errësira. Kurse, 53-vjeçari, babi i të riut ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprime procedurale për këtë rast.

Gjatë kontrollit fizik, 53-vjeçarit iu gjetën 11 460 euro dhe 5000 lekë, të dyshuar të përfituar në këtë veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. /abcnews.al/