18 milion euro në tavolinë, Lazio ka një rival për Vedat Muriqin

schedule09:39 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 7 Gusht, 2020

Lazio kërkon me ngulm një sulmues dhe i përzgjedhuri është Vedat Muriqi. Dardani që luan me Fenederbahce në Turqi, sivjet shënoi 15 gola në kampionat dhe asistoi 5 herë, duke vijuar të mbajë rreth vetes disa klube të interesuara.

Klubi italian e ka nisur me një ofertë fillestare që kap shifrën e 15 milion eurove, por turqit nga ana tjetër kërkojnë 20 milion euro. “Sky Sport” raporton se oferta e fundit e Lazio është 18 milion euro, çka nënkupton që po shkohet drejt një marrëveshje.

Mediat turke shkruajnë se për 2-3 ditë pritet të ketë një akord total dhe Muriqi të transferohet në Itali dhe normalisht Fenerbahce do të dalë e fituar nga ky operacion merkatoje. Veç të tjerash, thuhet se Lazio nuk është i vetmi klub italian që po e tenton Muriqin, pasi për të interesohet edhe Fiorentina./abcnews.al