170 euro për një karficë, Nora Istrefi shpenzon shifrën marramendëse për veshjen e fundit

schedule10:00 - 10 Qershor, 2022

schedule 10:00 - 10 Qershor, 2022

Nora Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Prej vitesh në industrinë muzikore, artistja nga Kosova ka ditur se si ta bëjë publikun për vete. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë disa foto ku shfaqet si gjithmonë shumë tërheqëse.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen është shifra e kripur që ka shpenzuar për të blerë veshjet e markave më të njohura. Sipas “Shqip Closet”, çmimi i veshjes se Norës ka kushtuar më shumë se 13 mijë euro. Kujtojmë që së fundmi, Nora u përfshi në një debat me Alesio Alia.

Ishte menaxheri i VIP-ave që deklaroi se kishte pasur humbje nga koncerti i Norës që mbajti në Australi, gjë që solli dhe reagimin e këngëtares. Të dy reaguan, duke treguar anën e tyre të ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqip Closet (@shqip.closet)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!