17 vjeçari ishte pasagjer në makinën me shpejtësi të frikshme, çfarë zbuloi policia

schedule10:46 - 11 Nëntor, 2019

schedule 10:46 - 11 Nëntor, 2019

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur te rrethrrotullimi në TEG. Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al se dyshohet se viktima dhe të plagosurit ishin duke bërë gara me makinë kur u përplasën.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Kristjan Vasili, ndërsa të plagosur Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

“Kristjan Vasili ka qenë pasagjer në automjetin luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë. Në automjet kanë qenë Alban Dervishaj dhe Rei Oka janë plagosur. Dervishaj po mbahet në reanimacion, kurse Oka ka dëmtime të lehta”, raporton gazetari.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.

Vetëm në dy ditë 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë  e aksidenteve në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën Julian Loloçi në aksin që lidh lagjen Gerhot , në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Ndërsa mesnatën e së shtunës dy vajza 17 vjeçare ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndërsa ktheheshin nga një festë ditëlindje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!