17 grabitës shqiptarë në pranga

schedule19:14 - 27 Korrik, 2019

schedule 19:14 - 27 Korrik, 2019

17 shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Itali si pjesë e tre bandave që merreshin kryesisht me grabitjen e banesave. Mediat bëjnë të ditur se grupet kriminale i kryenin vjedhjet në zonën e Milanos, Monza-s, Brianza-s dhe Varese-s.

Ndaj tyre rëndojnë edhe akuzat për tentativë vrasje dhe armëmbatje pa leje. Pavarësisht se i përkisnin bandave të ndryshme kriminale, sipas karabinierëve, shqiptarët ishin të gatshëm të punonin me njëri tjetrin, madje “huazonin” njerëzit kur ishte e nevojshme.

Që prej Prillit, ata dyshohen se kanë kryer 57 grabitje; 23 në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leço dhe nga 1 grabitje në Monza, Brianza dhe Brescia. Mësohet se në një nga vjedhjet e kryera në 13 Maj në Castellanza të Varese-s dy shqiptarë i janë përgjigjur me zjarr karabinierëve, por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Sipas policisë, shqiptarët ishin gati për t’u kthyer në Shqipëri. Ata u identifikuan nga makinat, që kishin targa të klonuara dhe ishin përdorur në vjedhje. Gjithashtu shqiptarët u ekspozuan për shkak të takimeve që bënin në parkingun e një qendre tregtare. Atyre iu sekuestruan dy pistoleta, një revolver, dy makina, radio si dhe 2200 euro.

Të gjithë të arrestuarit ndodhen tashmë në burgun e Monza-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!