Në Spanjë janë të sigurt se Real Madrid do bëjë maksimumin për të arritur te Kylian Mbappe verën e ardhshme. Madrilenët do të bëjnë një ofensivë për të bindur francezin dhe strategjia është e qartë.
Mundo Deportivo raporton se Vinicius Jr, i vlerësuar 60 milionë euro do të jetë pjesë e operacionit me vlerë 160 milionë euro. Mbappe e ka treguar edhe vetë se është në dyshim për qëndrimin e tij në Paris dhe po mendohet.
Nëse ai nuk pranon të rinovojë, PSG do jetë e detyruar ta shesë në verë dhe Real deri tani ka bërë ofertën më të mirë. Vinicius Jr është lojtar i pëlqyer nga drejtori Leonardo dhe transferimi i tij do të mbulonte jo pak hapësirat e Mbappe. /abcnews.al