160 apartamentet e para gati në muajin mars, Rama viziton kantierin e ndërtimit në Laç

schedule14:28 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:28 - 4 Nëntor, 2020

Tërmeti vdekjeprurës në Izmir nuk do të ndikojë në ndërtimin e lagjes së re që Turqia ka marrë përsipër në Laç.

Puna për 8 pallatet po vazhdon dhe pasoja e vetme  e tërmetit është se Ministri Turk nuk do të vijë të inaugurojë punimet.

160 apartamentet e para do të jenë gati në muajin mars.

Në ndihmë të Bashkisë Laç, por edhe të gjitha bashkive të tjera që do të shpërndajnë shtëpi që janë ndërtuar nga shteti, do të vijë një vendim i qeverisë, që do të përcaktojë se si do të shpërndahen këto banesa dhe kush do të përfitojë i pari.

“Në fillim përfitojnë familjet në nevojë, pastaj shpërndarja e të tjerëve sipas kateve do të bëhet përmes një shorti publik në Bashkinë përkatëse”, tha Ahmetaj.

Agjenda e ngjeshur e detyroi kryeministrin që të refuzojë ftesën për kafe në kantier me shefin turk të punimeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!