16 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar në 7 muaj

schedule16:20 - 14 Janar, 2022

schedule 16:20 - 14 Janar, 2022

Nga Leontina Nika

Megjithëse Muzeu Historik Kombëtar ishte i fundit që hapi dyert për vitin 2021, rezulton një atraksion turistik sipas vizitueshmërisë. 16 mijë turistë për 7 muaj, kjo shifër i përafrohet edhe periudhës para pandemisë.

Pavioni i mesjetës, ai i lashtësisë, ku pasqyrohen artefakte të arkeologjisë dhe terrori komunist rezultojnë më të vizituarit për këtë vit, sipas drejtorit Dorian Koci.

Megjithëse flitet çdo fillim vit që nga hartimi i projektit në vitin 2018 për rikonceptimin e linjës muzeale, kjo duket ende e largët, pasi Ministria e Kulturës nuk ka përcaktuar buxhet të dedikuar për këtë ndërhyrje. Ekspozetë dhe koncepti shkencorë, janë njësoj si 41 vite më parë.

Edhe këtë vit  muzeu do të mjaftohet me restaurimin e fasadës, mozaikut në hyrje, por problematika e klimatizimit ftohtë në dimër dhe ngrohtë në verë do të shoqëroj sërish vizitorët në muze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!