1526 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Greqi, shënohen 20 viktima

schedule16:51 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:51 - 9 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1526 raste të reja me COVID19, prej të cilave 750 raste u zbuluan në Atikë, 206 në Athinë dhe pjesa tjetër në zonat e tjera të vendit.

Ndërkohë janë shënuar 20 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në 6017 në total.

Mediat greke raportojnë se mosha mesatare e viktimave është 79 dhe pjesa më e madhe e tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Aktualisht në intubim po trajtohen 277 pacientë.82.5% e pacientëve të intubuar janë të moshës mbi 70 vjeç./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!