Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një person. Gentjan Kameri, 35 vjeç, ra në pranga pasi tentoi të korruptonte me 150 euro oficerët e Krimit Ekonomik Financiar me qëllim mosprocedimin e tij.
Ai u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
“Në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Kameri rezulton i dënuar më parë për “Moskallëzim krimi”, ndërsa paratë që ai do të përdorte për të korruptuar oficerët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./abcnews.al