EMRI/ 15 vjedhje bankash, argjendarish dhe karburantesh: Kapet i shumë kërkuari nga Fushë Kruja

schedule09:34 - 19 Maj, 2020

schedule 09:34 - 19 Maj, 2020

Policia e kryeqytetit arreston autorin e një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa qytete të ndryshme, në bankomate dhe filiale të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Në pranga përfundoi 31 vjeçari Andi Rexhepi, i njohur ndryshe edhe me emrin Renato Paturri, person ky me precedent të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë. Sipas policisë, Rexhepi është autor i dyshuar i 15 vjedhjeve me dhunë, me armë dhe eksploziv.
Më 15 Maj të këtij viti, Gjykata e kavajës caktoi për masën e sigurisë arrest me burg, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve.

Lexo edhe: Grabiti shtëpitë e yjeve grekë dhe u arratis nga burgu, kush është i “tmerrshmi” Andi Rexhepi 

Vjedhjet e kryera nga 31 vjeçari Rexhepi kanë ndodhur në Tiranë, Durrës e në Berat, ndërsa po vijon puna për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij në ngjarje.
I riu, i njohur edhe me noftën “Paturri”, është një emër jo pak i njohur për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja. Në Nëntor të vitit të kaluar, ai u arrestua nga policia në Krujë bashkë me disa persona të tjerë, si autorë të grabitjes së Postës në këtë qark. Por, një vendim i Gjykatës së këtij rrethi e la atë sërisht të lirë për mungesë provash.

Andi Rexhepi ose Paturri ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.
Në shtetin grek ai akuzohej për disa vepra të rënda penale, si vrasje së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Vjedhjet

  • Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018;
  • Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;
  • Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!