Kanë kaluar 15 vjet nga atentati ku u vra kryeministri demokrat i Serbisë, Zoran Gjingjic. Fronti demokratik që e rrëzoi dhe e çoi në Hagë Sllobodan Millosheviçin kishte arritur të ndryshonte për një periudhë këtë shtet pas katër luftërave në Ballkan. Ish zëvendësi i tij, Zharko Koraç, flet në një intervistë për ABC News.
Një decenie përgjakje dhe momenti i demokracisë në Serbi. Njeriu që kishte arritur të largonte nga pushteti Sllobodan Millosheviçin, kryeministri i ri Zoran Gjingjiç ishte shpresë e një pjesë të madhe. Revulucioni nuk kishte qenë për të gjithë i pëlqyer. Tri vjet më vonë filozofi dhe ish student gjerman Gjingjiç do të vritej nga pjesëtarët e formacioneve të dikurshme të luftës.
E vështirë rruga drejt demokracisë.
Zëvendësi i Gjingjiç, profesori Zharko Koraç, thotë se Gjingjiç ka qenë lideri i parë jonacionalist i Serbisë.
Zharko Korac, Ish-Zëvendëskryeministër i Serbisë: Ai është vrarë si njeri që mund ta ndryshonte Serbinë dhe që besonte në një Serbi demokratike e liberale. Vrasja e tij bëri që Serbia do lëkundej pa ide për kohë të gjatë dhe presidenti Boris Tadic kishte shumë frikë më pas.
Korac thotë se Gjingjic e dinte se nacionalizmat mund të ngriteshin sërish në Ballkan. Problemin e Kosovës e kishte si ide për ta zgjidhur.
Zharko Koraç, Ish Zëvendëskryeministër i Serbisë: Besonte se Serbia nuk mund të ec para në zhvillim pa e zgjidhur problemin dhe statusin e Kosovës. Gjingjic pati shkruar një letër për shefat e shtetëve perëndimore ku kërkonte zgjidhjen e statusit para standardeve dhe kjo ishte pritur shumë keq. Ai besonte se standardet vinin pas statusit dhe besoj se tani shumica do të pajtoheshin me të pasi ky problem ende ngarkon Ballkanin. Ai kishte qenë i mirë për rajonin.
Vrasja e Gjingjiç ishte atentati i tretë politik i një figure të lartë serbe dhe vrasja e parë e demokracisë./abcnews.al
Gazetar: Idro Seferi
Operator: Predrag Barbul