Greqia është një ndër vendet e Rajonit që ka dhe numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.
Në Greqi deri më tani betejën me Covid 19 e kanë humbur 148 pacientë, ndërsa janë konfirmuar të infektuar 2 678 të tjerë.
Ndërkohë deri më tani janë shëruar 1 374 pacientë. Autoritetet greke së fundmi kanë vendosur dhe lehtësimin e masave./abcnews.al