Leontina Nika
Thedhor Ziu, kinemekaniku i parë rrëfen luftën me kohën për 40 vite. Ai luante rolin e korrierit të bobinës së vetme e cila qarkullonte në disa kinema brenda një dite.
“Isha 14 vjeç atëherë, dhe shkoja sa në një kinema në një tjetër. Me biçikletë e bëja rrugën.”
Si historia e tij janë portretizuar në album sekretet e 15 mjeshtërve, e ku mund të veçohet resturatori Frederik Stamati, i cili bëri bashkë 8,123 pjesët e mburojës së Apollonisë. Gazetarja Alma Mile veçon thjeshtësinë e këtyre personazheve.
“Në këtë libër ne kemi edhe portrete mjeshtërish, 90 vjeç. Njëri madje është ndarë nga jeta në këtë vit pandemik. Muhedin Makri, ia ka trashëguar të bijëve. Shumë gjëra për këto personazhe ne nuk i kemi ditur.”
Teksa promovohej albumi, drugdhëndësi Isuf Skënderi, i kujton ministres shuarjen e traditës.
Cikli i portreteve të mjeshtërave nisi gjatë pandemisë me iniciativë të Ministrisë së Kulturës dhe do të vazhdojë me botime të tjera. Realizuesit e këtij albumi janë gazetarja Alma Mile dhe fotografi Aldo Bonata. /abcnews.al/