15 plumba ndaj lokalit në Vlorë, dy pistat ku po heton policia

schedule13:07 - 22 Prill, 2021

schedule 13:07 - 22 Prill, 2021

Në fshatin Poro në Novoselë të Vlorës, mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 u qëllua me 15 plumba në drejtim të një lokalit në pronësi të Gjergji Nasi.

Gazetari i ABC, Elton Nikaj njoftoi se sipas burimeve paraprake të policisë kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me automjet.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Vlorë

Partia Demokratike më herët deklaroi se në lokalin ku edhe është qëlluar, zhvilloheshin takime të fushatës elektorale.

Lexo edhe: Plumbat në Vlorë, PD: Lokali që u zbraz kallashi është baza jonë, ka prapavijë politike

Gjithashtu gazetari bën me dije po sipas burimeve nga policia e Vlorës, pronari i lokalit Gjergji Nasi, ka jetuar në Itali dhe kishte pak kohë që ishte kthyer.

Tashmë Policia e Vlorës po heton në dy pista, ajo që pretendon PD,  pra me prapavijë politike për shkak të takimeve elektorale që zhvilloheshin dhe pista tjetër lidhet me lëvizjet e pronarit në shtetin italian.

Sakaq bëhet me dije se shtetasi Gjergji Nasi, nuk është person me precedent penal.

/abcnews.al/