Lufta ndaj koronavirusit po vazhdon në të gjithë botën dhe niveli i vdekshmërisë në shumë vende ka kapur shifra alarmante, ndërkohë bota nga ana tjetër po përpiqet të ngdalësojë përhapjen e virusit .
Duhet të rikujtojmë që edhe numri i personave të shëruar deri më tani është: 82,868
Më poshtë abcnews.al sjell disa lajme të mira që tregojnë se bota po ia hedh nga koronavirusi:
1.Kina ka mbyllur spitalin e saj të fundit për koronavirusin, nuk ka pasur mjaftueshëm raste të reja për ta mbajtur hapur;
2.Mjekët në Indi kanë qenë të suksesshëm në trajtimin e koronavirusit. Kombinimi i barnave si: Lopinavir, Retonovir, Oseltamivir së bashku me Chlorphenamine ka ndihmuar në luftën ndaj virusit. Ata do të sugjerojnë të njëjtat barna, globalisht.
3. Studiuesit e Qendrës Mjekësore Erasmus pretendojnë se kanë gjetur një anti-trup që lufton koronavirusin;
4.Një gjyshe 103-vjeçare kineze u shërua nga COVID-19 pasi u trajtua për 6 ditë në Wuhan, Kinë;
5.Apple rihap 42 dyqane në Kinë;
6.Një klinikë në Cleveland shpiku një test ndaj COVID-19 që nxjerr rezultatet brenda disa orësh, jo ditësh;
7. Lajm i mirë vjen edhe nga Koreja e Jugut, bie numri i rasteve të prekura me COVID-19;
8. Ekspertët thonë se Italia ka pasur shumë viktima pasi ka popullsinë më të vjetër në Evropë;
9.Shkencëtarët në Izrael shumë shpejt do të kenë gati një vaksinë kundër koronavirusit;
10. Tre pacientë me koronavirusi nga Maryland janë rekuperuar plotësisht; do i rikthehen së shpejti jetës së përditshme;
11.Një grup shkencëtarësh kanadezë po ecim me hapa gjigant në studimin e Covid-19;
12.Një kompani bioteknike në San Diego është duke zhvilluar një vaksinë Covid-19 në bashkëpunim me Universitetin Duke dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit.
13. Rasti i parë pozitiv me COVID-19 në Oklahoma është rekuperuar, ka rezultuar 2 herë negative ndaj testit.
14.Të 7 pacientët që ishin duke u trajtuar në spitalin Safdarjung në New Delhi, janë rekuperuar.
15. Plazma nga pacientët e rekuperuar nga Covid -19 mund të ndihmojë në trajtimin e personave të tjerë të infektuar meCovid-19.
Pra, nuk janë të gjitha lajme të këqija. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të fokusohemi më tepër në përsonat që rrezikojnë më shumë të preken./abcnews.al