Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë sot një telekonferencë me kryeministrat e vendit, ndërkohë që do të merret një vendim edhe në lidhje me rinisjen e futbollit. Një ditë më parë mediat raporton se me 15 maj do të riniste, por nuk do të ndodhë kështu.
Mbetet vetëm të zyrtarizohet gjithçka, me Merkel që do të dalë në konferencë. Agjencia Gjermane, DPA, raporton se Bundesliga do të rikthehet më 22 maj, por ende nuk është përfundimtare, pasi ka mendime të ndryshme.
Testet e fundit që janë bërë në klube kanë nxjerrë 10 persona pozitive dhe kërkohen dy javë izolin para rikthimit. Gjithsesi ka edhe nga ata që mendojnë se një javë është e mjaftueshme dhe 15 maji mbetet një opsion për rifillimin e Bundesliga. /abcnews.al