Kuzhinierët e ekipit olimpik të Norvegjisë janë vënë në një situatë të sikletshme në Korenë e Jugut.
Ata përdorën Google Translate për të bërë porosinë në një supermarket në Kore, por çuditërisht para syve panë 15.000 vezë.
Sipas mediave, ata kishin porositur vetëm 1.500 vezë dhe i vunë fajin një gabimi në përkthim.
Shefi i kuzhinës, Stale Johnson, u tha mediave norvegjeze se fatmirësisht arritën të kthenin mbrapsht 13.500 vezë.
Akoma nuk është e qartë se si ndodhi gabimi, por sipas BBC, koreanët kanë një sistem ndryshe numërimi./abcnews.al