148 fëmijë janë vrarë dhe 232 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e vendit, sipas një deklaratë të prokurores së përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova.
More than 380 children were killed and injured since the beginning of the invasion of the Russian Federation in Ukraine. 797 educational institutions were damaged, 76 completely destroyed.#RussianWarCrimes #StopRussianAggression pic.twitter.com/xg2nUyto3s
— Iryna Venediktova (@VenediktovaIV) March 31, 2022
Venediktova, e cila po heton rastet në rritje të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, tha gjithashtu se 797 institucione arsimore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës, ndërsa 76 janë shkatërruar.
Sipas Venediktova, ajo dhe ekipi i saj kanë konstatuar 2,500 raste të mundshme të krimeve të luftës dhe kanë identifikuar qindra të dyshuar.
/abcnews.al