140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, mesazhe urimi nga politika në Shqipëri

schedule15:49 - 10 Qershor, 2018

schedule 15:49 - 10 Qershor, 2018

Mesazhe urimi për 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit janë përcjellë edhe nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke e lidhur me situatën aktuale të dy shteteve shqiptare ka kërkuar lidhjen e besës mes njëri-tjetrit edhe për thellimin e demokracisë e perspektivës të përbashkët evropiane.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha sot, pas 140 vitesh, flaka e idealit të bashkimit kombëtar që u ndez në Prizren shndërrit më shumë se kurrë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve dhe bën të pavdekshëm idealin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve./abcnews.al