140 pemë në kujtim të policit të vrarë në krye të detyrës

schedule14:01 - 7 Prill, 2018

schedule 14:01 - 7 Prill, 2018

Në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë do të shtohen pistat e vrapimit dhe të biçikletave. Këtë e bëri të ditur kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 140 pemëve të reja. Fidanët u mbollën në pjesën jugore të parkut në përkujtim të efektivit të RENEA-s, Elham Elezi, i cili 20 vite më parë në moshën 29-vjeçare humbi jetën në krye të detyrës. Pemet u dhuruan nga punonjësit e policisë dhe një bankë private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!