14 vjeçe me 4 botime letrare, skeptikët: Fshihet pas saj një zonjë! E vërteta pas debateve

schedule18:46 - 30 Shtator, 2021

schedule 18:46 - 30 Shtator, 2021

Ajo ka befasuar këdo që është ndeshur me shkrimet e saj, pasi që në moshën 7 vjeçare ka nisur të lidh vargje dhe të ndërtojë poezi. Sibora Huda sot është 14 vjeç dhe, pas 4 librave të publikuar, vijon me një dashuri të madhe për krijimtarinë letrare.

E vlerësuar nga dhjetra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, Sibora shpreh se dashuria për libri ka nisur rastësisht si zbulimi i një dhuntie që ajo kishte. Sibora tregoi në ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi, se shpesh herë është ndjerë e paragjykuar.

“Dua të theksoj se fëmijëria ime nuk ka qenë e fokusuar vetëm te librat edhe te shkolla. Por ka qenë aty, me lojërat, lagja, të gjitha.”

Pyetjes së Ermalit se pse ndihet e detyruar të shpjegohet për këtë pjese, Sibora tha:

“Më kanë thënë je një fëmijë i zymtë i cili rri në shtëpi lexon libra dhe merret me shkollën. Unë nuk dua ta mohoj, janë dy prioritete e mia. Unë 14 vjeç jam…“

Por poetja e re tha se fjalët e rënda i ka pritur edhe nga letrarë të ndryshëm apo juri të kompeticioneve ku ajo ka marrë pjesë, të cilët vazhdimisht kanë dyshuar mbi talentin e saj

“Ka pasur skeptik që kanë thënë se mbas meje është një grua 50 vjeç që shkruan poezitë e saj. Mami tani vonë më ka thënë se ndonjëherë futej në Google të kontrollonte nëse unë i merrja vargjet nga diku tjetër. Imagjino, kur mami dyshonte ç’mund të thonin të tjerët.”

E rritur në një familjë të lidhur ngushtë me drejtësinë edhe rendin, Sibora është e vetmja shkrimtare në shtëpi. Por kriminalistika është një tjetër passion i saj, dhe ajo shpreh:

“Jam goxha e lidhur me kriminalistikën, dhe shpresoj që brenda 10 vitesh të jem një eksperte kriminalistike si babi.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!