14-vjeçari u godit për vdekje me thikë pranë shkollës “Fan Noli”/ Policia: U përfshinë në sherr 3 nxënës

schedule14:42 - 18 Nëntor, 2024

schedule 14:42 - 18 Nëntor, 2024

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet të hënën, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Sipas bluve të kryeqytetit, në konflikt u përfshinë 3 nxënës, të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, 14-vjeçari M.Cani ndërsa tjetri L.M,  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!