Rriten frikëm shifrat në Kosovë, 14 viktima dhe 2541 raste të reja me COVID

schedule15:12 - 25 Gusht, 2021

schedule 15:12 - 25 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14  viktima si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë 2541 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se janë shëruar 604qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 108.603.

Njoftimi i MSH’së:

Bashkë ia dalim 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!