14 viktima dhe 248 raste të reja me COVID-19 në Greqi

schedule17:15 - 20 Qershor, 2021

schedule 17:15 - 20 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi u shënuan 248 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19. Numri i pacientëve në intubim është 296.

Një total janë 12548 qytetarë grekë që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.

Rekordi për rastet e reja brenda 24 orëve në Greqi është shënuar në 30 mars të këtij viti, 4340 të infektuar, ndërsa i fataliteteve në 28 nëntor të 2020, 121 pacientë ndërruan jetë. d.b/Abcnews.al