14 të vdekur, moti i keq shkaktoi përplasjen e helikopterit të komandantit të lartë të Indisë

schedule06:43 - 16 Janar, 2022

schedule 06:43 - 16 Janar, 2022

Përplasja e helikopterit që vrau drejtuesin e forcave ushtarake të Indisë dhe 13 të tjerë u shkaktua nga një pilot i çorientuar dhe një kthesë e papritur e motit. Gen Bipin Rawat ishte midis personave që humbën jetën kur helikopteri u përplas me një kodër dhe shpërtheu në flakë në shtetin Tamil Nadu në dhjetor. Teoritë konspirative në lidhje me aksidentin ishin shpërndarë kudo në rrjetet sociale.

Qeveria tha se kishte përjashtuar dështimin mekanik, sabotimin dhe neglizhencën si shkaktar të përplasjes. Helikopteri kishte fluturuar në re, duke shkaktuar “çorientim hapësinor” të pilotit që e fluturoi atë në tokë raporton “BBC”. Qeveria tha se pa të dhënat e fluturimit, regjistrimet e kabinës dhe mori në pyetje dëshmitarët për të arritur në gjetjet e saj.

Helikopteri Mi-17V5 ishte rrugës për në kolegjin e mbrojtjes në qytetin e Wellington kur u përplas me një kodër afër qytetit Coonoor. Rawat, gruaja e tij dhe 11 persona vdiqën menjeherë pas aksidentit ndërsa një i mbijetuar vdiq më vonë në spital. Rawat ishte figura më e lartë në ushtrinë e Indisë dhe shefi i parë i shtabit të mbrojtjes nga viti 2019.  /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!