Shpërthen koronavirusi në shkollat e Elbasanit, infektohen 8 mësues, 20 karantinohen

schedule16:37 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:37 - 18 Tetor, 2020

Sot në Elbasan janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19. Gazetari i Abc News Aldo Kozarja mëson se nga 14 rastet e shënuara, 8 janë mësues, një në bashkinë Cërrik dhe 7 të tjerë në Elbasan.

Rastet me Covid-19 janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi”, një te shkolla 9 vjeçare në Mengël dhe një në gjimnazin “Ahmet Dakli”.

Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!