Zyrtarët izraelite kanë njoftuar se Hamas-i është duke u përgatitur për një përplasje të mundshme me palën kundërshtare. Planet janë që kjo përballje të zgjasë të paktën 60 ditë ndërsa do të përdoret një arsenal prej 14,000 raketash, shkruan Abcnews.al
Sipas asaj asaj që shkruan në Twitter një gazetar i transmetuesit publik në Izrael, ofensiva do të zgjasë për edhe disa ditë, ndërsa shtohet se Hamasi po përpiqet që të bëjë rrëmbime dhe infiltrime.
#BREAKING: Israeli officiale say Hamas is preparing for a possibility of a 60-day confrontation with an arsenal of 14,000 rockets
The assessment: The campaign will continue for a few more days – Hamas is trying to achieve an achievement such as kidnapping or infiltration
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) May 14, 2021
Prej ditësh tashmë situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka përshkallëzuar në sulme ajrore mes palëve. Izraeli ka shtuar sulmet në Gaza, ndërsa militantët palestinezë vijojnë të hedhin raketa mbi Izraelin në ditën e pestë radhazi.
Pamje të publikuara nga Gaza tregojnë qiellin e natës që ndriçohet nga shpërthimet dhe nga artileria izraelite, anijet dhe sulmet ajrore. Rreth 119 persona janë vrarë në Gaza dhe tetë të tjerë kanë humbur jetën në Izrael që kur filluan luftimet të hënën. sb/abcnews.al/