14 Maji/ A është Elbasani betejë e fortë? Gjiknuri: Boçi është fryrë, nuk është garë mes dy individëve

schedule21:51 - 14 Prill, 2023

schedule 21:51 - 14 Prill, 2023

 

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS në Elbasan, i ftuar në “Zonë e Lirë”, ka folur edhe për faktin se në Elbasan parashikohet një garë e fortë mes kandidatit të “Foltores” dhe atij të PS.

Gjiknuri tha se Boçi është fryrë për shkak se është nënkryetar dhe ka vite në politikë dhe në Elbasan, por nga ana tjetër ai nuk sjell asnjë risi sipas tij.

Ai shtoi se kjo nuk është vetëm një garë mes dy individëve, por është edhe një garë mes dy organizatave politike.

E para njëherë çdo garë është e fortë. Luçiano Boci është fryrë si kandidat për shkak se është nënkryetar i PD dhe ka vite në politikë në Elbasan.

Por kjo ka edhe anën tjetër të medaljes, Luçiano Boçi nuk përbën ndonjë risi në Elbasan. Sepse Boçi ka qenë kryetar i PD, kur PD ka qenë në pushtet. Ka qenë njeriu përgjegjës për të gjithë emërimet dhe politikat lokale.

Beteja në Elbasan është projektuar si e fortë në Tiranë, por në Elbasan është si të gjitha garat në Bashkitë e tjera.

Mos harroni se gara mundohet të projektohet si një garë mes individëve, konkurrohet përballë PS, që është një organizëm shumë i fortë elektoral.

Sipas sondazheve, PS del me fitore nga këto zgjedhje në Elbasan”, tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!