-13°C, kthjellime, ngrica dhe dëborë! Moti i acartë në Shqipëri

schedule07:16 - 17 Janar, 2021

schedule 07:16 - 17 Janar, 2021

Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga një mot i acartë. Sipas MeteoAlb ditën e sotme bregdeti dhe zonat e ulta do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Po sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Qendrore dhe Brigjet e Egjeut do të vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Po ashtu veriu dhe lindja e kontinetit mbeten në ndikimin e motit të acartë dhe dëborës. Ndërsa kthjellimet do të përfshijnë Rajonin e Mesdheut dhe Ishujt Britanikë.

Kosova
Mot i kthjellët por i acartë dominon territorin e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet në të njëjtat kushte atmosferike duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Maqedonia e Veriut

Maqedonia
Vijon ndikimi i masave ajrore të kthjellëta por të ftohta në territorin e Maqedonisë. Parashikohet që këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës.

/db/Abcnws.al